Ballina Arritje Teknologji Kini kujdes ndaj kurtheve kur përdorni Wi-Fi gratis

Kini kujdes ndaj kurtheve kur përdorni Wi-Fi gratis

Rrjetet falas Wi-Fi mund të jenë gjë e shkëlqyer nëse dëshironi të kurseni një sasi mujore të internetit, por duhet pasur kujdes për shkak të kurtheve, të cilat mund të kushtojnë më shumë se sa disa megabajtë të kursyer.

Shkyçeni Wi-Fi kur nuk e përdorni.

Me shkyçjen e rrjetit keni zgjedhur tri gjëra: bateria e pajisjes do të vazhdojë më gjatë, nuk do të mund të lidheni në rrjet të rrejshëm dhe do të kurseheni nga shumë e-maila të lodhshëm.

Perdorni VPN VPN ju ofron anonimitet derisa jeni online. Ky shërbim është me para.

Mos lejoni pajisjen që të mbajë mend rrjetet gratis

Shumica e telefonave të mençur do të mbajnë mend në mënyrë automatike hotspotet në qendra të ndryshme të blerjes dhe aeroporte, të cilat i keni përdorur më herët.

Hakerët mund të klonojnë emrin e këtyre rrjeteve dhe të “gjahtojnë” pajisjen tuaj kur tentoni që kyceni në hotspote legjitime. Çmimi? Paratë tuaja, identiteti dhe të dhënat.

Mbani mend mirë emrin e rrjetit

Hakerët shpesh përdorin emrat e rrjeteve, të cilat janë të ngjashme me origjinalin. Dallimi i vetëm është se hostpoti autentik do të kërkojë një lloj autorizimi, derisa të rrejshmit do të jenë plotësisht falas.

Para se të kyceni në hotspot, gjithmonë kërkoni nga kamerieri ose pronari i shërbimit që t’ua tregojë saktë emrin e rrjetit. Instaloni antivirus

Kjo është shumë e rëndësishme: gjithmonë duhet të keni të azhurnuar softuerin e antivirusit. Ekzistojnë qindra mënyra që t’ju hakojnë. Antivirusi juaj do t’ju përkujtojë se çfarë po bëni kur kyceni në hotspot të rrejshëm.

Perdorni rrjetin që kërkon verifikim në dy hapa

Rrjeti, i cili nuk ua kërkon fjalëkalimin ose nuk ju dërgon porosinë e konfirmimit, shpesh është i rrejshëm.

Për të qenë më të sigurt, kërkoni hotspotin, i cili para lidhjes ju dërgon SMS. Kjo do t’ju mbrojë juve dhe rrjetin nga kriminelët, të cilët bëjnë klonime të rrezikshme të rrjeteve falas Wi-Fi./Mesazhi/

Exit mobile version