Ballina Jeta Shëndetësi Kinezët, për shkak të dhembjes së kokës, nuk pinë ilaçe: Kështu eliminohet...

Kinezët, për shkak të dhembjes së kokës, nuk pinë ilaçe: Kështu eliminohet dhembja! (Video)

 

Në trup ekzistojnë pika të caktuara kundër stresit, me stimulimin e të cilave trupi fillon të qetësohet dhe të lirojë stresin. Këtu hyn në lojë teknika fizio-refleksive.

Një pikë e tillë quhet Shen Men, ndërkaq me shtypjen e kësaj pike zvogëlohet stresi, shtohet energjia, forcohet imuniteti dhe zbutet ndjenja e dhembjes.

Kjo pikë gjithashtu redukton inflamacionet dhe mund të pushojë dhimbjet në gati çdo pjesë të trupit, transmeton Telegrafi.

Pika gjendet në pjesën e brendshme të sipërme të veshit, ndërsa me fërkimin e lehtë ajo bëhet aktive.

Po ju japim udhëzime për masazhin e pikës Shen Men me të cilën do të qetësoni trupin dhe shpirtin:

  1. Me shkopth për vesh shtypeni pikën në vesh dhe butësisht bëni masazh.
  2. Merrni frymë ngadalë dhe thellë dhe përgjoni marrjen dhe nxjerrjen e frymës.
  3. Derisa merrni frymë, shikoni majtas, ndërsa derisa nxirrni frymën shikoni djathtas, por pa e kthyer kokën.
  4. Gradualisht do të ndieni se si trupi juaj qetësohet, ndërkaq simptomat e stresit zvogëlohen.

Se si t’i bëni masazh kësaj pike, shikoni videon:

Këshillë:

Pikës në vesh mund t’i bëni masazh edhe me maja të gishtave. Bëni masazh pikës çdoherë kur ndieni që jeni nën stres të madh.

Ky veprim mund të përsëritet çdo ditë para se të shkoni të flini gjumë. /Telegrafi/

Exit mobile version