Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin, pas dy orësh, përfunduan takimin e tyre bilateral në Kinë, i cili ishte i mbyllur për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i sotëm bilateral mes dy liderëve u mbajt në kuadër të Samitit të G20-ës në qytetin kinez Hangzhou. Para takimit, Erdoğan dhe Putin iu drejtuan përfaqësuesve të medias.
“Takimi i sotëm do të jetë një mundësi e rëndësishme që sërish të diskutohen temat për të cilët biseduam në Shën Petersburg, tema që kanë të bëjnë me të ardhmen si çështjet politike, ekonomike apo ato rajonale”, ka thënë Erdoğan.
“Ne jemi të kënaqur që shohim normalizimin e jetës në Turqi. Ne shohim se Turqia ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Ne e dimë se ajo është duke luftuar terrorizmin dhe se ajo përballet me rreziqe të konsiderueshme. Më parë, ne kemi krijuar pozicionin tonë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit. Është arritur përparim i rëndësishëm në normalizimin e situatës në Turqi, megjithatë, kur situata plotësisht të normalizohet mund të ecim përpara më shpejt “, ka thënë Putin.
Presidenti turk do të takohet nesër edhe me presidentin amerikan, Barack Obama.