Vrasësi serik në Kinë, i cili akuzohet për përdhunim dhe për vrasje të 11 grave, u kap nga autoritetet pas 28 vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas artikujve të publikuar në gazetën Global Times organ zyrtar i Partisë Komunise të Kinës, në qyetitin Bajin në Zonën Autonome Mongolia e Brendshme atutoritetet policore pas 28 vitesh arrestuan vrasësin 52 vjeçar Gao Çingyong i cili pasi kishte përdhunuar 11 gra ua kishte marrë edhe jetën.
Vrasësi serik Gao, i cili u arrestua në bazë të hetimit të gjurmëve të gjishtërinjve, pranoi të gjitha akuzat për vrasje. Ai poashtu pohoi se vrasjen e parë e ka kryer në vitin 1988.
Autoritetet policore bënë të ditur se Gao, 11 vrasjet i ka kryer deri në vitin 2002 në zonat Bajin dhe Baotou. Sipas rezultateve të dala nga hetimi i dosjeve u theksua se vrasësi pasion ka patur vajzat e reja të veshura me ngjyrë të kuqe, të cilat i ka ndejkur deri në shtëpitë e tyre dhe pasi ka kryer aktin e përdhunimit ua ka marrë edhe jetën.