Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë u rrit në 3.072 të shtunën, njoftoi Komisionit Kombëtar i Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet bënë të ditur se 28 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa u zbuluan 99 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.651.
Të paktën 22.177 persona aktualisht janë nën kujdes mjekësor, kurse numri i pacientëve të liruar ka arritur në 55,404.
Më herët u njoftua se 16 spitalet e improvizuara të ngritura në provincën Hubei, epiqendra e epidemisë, do të mbyllen gradualisht për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm.
I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.
OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.