Kinë, “lind” kinemaja e realitetit virtual

Me zhvillimin e teknologjive të reja, bëhen realitet koncepte të cilat kanë hyrë tashmë në fjalorin tonë.

Kinemaja, për shembull, po përqafon ndryshime epokale: nga ekranet me mikroled, tmerrësisht të shndritshëm që do të zëvendësojnë sistemin klasik të projeksionit, në realitetin virtual.

Pikërisht realitetit virtual i dedikohet një sallë që, e para e llojit të saj në botë, u inaugura në Pekin.

Kinemaja ofron kolltukë shumë të rehatshëm dhe të gjithë teknologjinë e nevojshme për të mundësuar që spektatorët të përjetojnë një eksperiencë virtuale në shkallë të lartë dhe pa kosto shumë të lartë.

Edhe pse mund të “tingëllojë çuditshëm” idea për të vajtur në kinema në shoqëri e më pas të “izolohesh” brenda një kaske, kjo lloj zgjidhjeje mund të na dhurojë në të ardhmen vizione kinematografike interaktive apo eksperienca virtuale në të cilat mund të jesh pjesmarrës, nisur nga një bazë teknologjike e nivelit të lartë.

Për më tepër, kjo lloj kinemaje ka një avantazh shumë të madh: nuk je i detyruar të dëgjosh fjalët apo komentet e personave që ke rreth e rrotull…