Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar të paktën 12 viktima, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë 12 persona deri më tani në zonat e prekura nga përmbytjet e kryeqytetit Henan të Zhengzhou, ndërsa 100.000 persona u detyruan të evakuohen, sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve Xinhua.
Në një njoftim, qeveria lokale e Zhengzhou tha se ishte e vështirë të vihej nën kontroll situata e përmbytjes dhe niveli i katastrofës u ngrit në “nivelin më të lartë”.
Shirat e rrëmbyeshëm që nga fundjava kanë goditur provincën Henan, kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qyteteve në rajon. /aa