Kina u ka bërë thirrje familjeve dhe qeverive lokale të grumbullojnë nevojat e përditshme pasi vendi mund ti duhet të rivendosë kufizime të rrepta për frenimin e Covid-19 në rast shpërthimesh të reja.
Ministria Kineze e Tregtisë lëshoi udhëzimin në një deklaratë, ku thuhet se direktivat janë një përpjekje e qeverisë për të përgatitur banorët për çdo karantinë apo izolim nëse ndodhin raste Covid në komunitetin e tyre me fillimin e dimrit.
Kina ka zbatuar një politikë “zero Covid” që përfshin testime të përhapura dhe bllokime për të frenuar çdo ringjallje të vogël të koronavirusit. Vendi po lufton me disa vatra.
Ngjarjet ekstreme të motit në muajt e fundit, duke përfshirë përmbytjet, kanë shkatërruar të korrat dhe kanë ndërprerë furnizimet e zinxhirit ushqimor në disa pjesë të vendit.
Si pasojë, kostoja e disa ushqimeve, si perimet, është rritur. Disa perime, si spinaqi, janë dyfishuar në çmim, në disa raste kushtojnë aq sa kushton mishi, sipas një raporti lokal.
Disa banorë janë ankuar në rrjetet sociale ditët e fundit për çmimet në rritje.
Një komentues në platformën kineze Weibo përshkroi tronditjen pasi pa çmimin e domateve në treg.
“Mendova se kisha një problem me dëgjimin,” shkroi ai. /monitor