Kina ka konfirmuar një shpërthim të virusit Mpox tek një person me një histori udhëtimi në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Kinës tha se shpërthimi u shkaktua nga një burim i “gjurmuar tek një person i huaj me një histori udhëtimi në Republikën Demokratike të Kongos”.
“Katër raste të lidhura u identifikuan mes kontakteve të ngushta, të gjithë të infektuar pas kontaktit intim”, tha qendra kineze, duke theksuar se nuk kishte infeksione të tilla në popullatën e përgjithshme.
Personat e infektuar po marrin trajtim mjekësor dhe janë nën vëzhgim.
“Përhapja është kontrolluar në mënyrë efektive”, tha qendra, duke këshilluar njerëzit që të shmangin kontaktin me brejtësit e egër ose të paidentifikuar si dhe me majmunët.
Rastet e virusit Mpox janë rritur në Afrikë që nga fillimi i vitit 2024, duke çuar në masa urgjente në nivel kontinental.
RD e Kongos mbetet vendi më i prekur, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e cila gushtin e vitit të kaluar e shpalli virusin emergjencë të shëndetit publik me shqetësim global.
Më shumë se 1.300 vdekje të dyshuara të lidhura me virusin Mpox janë raportuar në Afrikë.