Kina dhe Pakistani po kërkojnë të përfshijnë Afganistanin në korridorin e tyre ekonomik prej 57 miliardë dollarësh, si pjesë e iniciativës së Brezit dhe Rrugës së Pekinit (Beijing’s Belt and Road initiative), tha ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, cituar nga Reuters.
Nga korridori ekonomik pritet të përfitojë i gjithë rajoni dhe të veprojë si një nxitje për zhvillim të mëtejshëm, sipas ministrit.
Nën projektin më të gjerë, Pekini po planifikon të ndërtojë një “Rrugë Mëndafshi” të re që lidh Kinën me Azinë Juglindore dhe Azinë Qendrore nga Lindja e Mesme dhe Evropa nga deti.
“Unë e di se Kina dhe Pakistani janë të gatshëm të shikojnë Afganistanin, në bazë të fitimit, duke përdorur mjetet e duhura për të zgjeruar Korridorin Ekonomik të Kinës dhe Pakistanit në Afganistan”, citon agjencia Wang.
Marrëdhëniet midis Afganistanit dhe Pakistanit janë tensionuar që nga pavarësia e Pakistanit në vitin 1947, ndërsa Kina është përpjekur të nxisë bisedimet midis partive./Ora News.