Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina në telashe, ekonomia po bie

Kina në telashe, ekonomia po bie

Eksportet kineze kanë pësuar në muajin shkurt rënien më të madhe të tre viteve te fundit, duke rritur shqetësimet për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Të dhënat zyrtare tregojnë një tkurrje të tyre në masën 20.7 për qind në krahasim me një vit më pare; importet nga ana tjetër kanë shënuar një rënie prej 5.2 për qind.

Disa ekonomistet përpiqen të tregohen të kujdesshëm e të mos dalin shumë shpejt në përfundime, duke theksuar se të dhënat e dy muajve të parë mund të ndikohen edhe nga festa e Vitit të Ri Hënor.

Rënia e eksporteve ishte shumë më e madhe nga 4,8 përqindëshi i parashikuar në një sondazh të Reutersit. Për Julian Evans-Pritchard, të Capital Economics, edhe duke marre parasysh çrregullimet sezonale, të dhënat mbeten për çdo rast pesimiste.

Edhe pse zyrtaret kanë qenë me positive mbi negociatat me SHBA-në kohët e fundit, dështimi i arritjes së një marrëveshjeje do të sillte rritjen thuajse të menjëhershme të tarifave mbi mallra kineze të importit me vlerë 200 miliardë dollarë e mbase Amerika mund të vendosë dhe taksa të reja.

Vulosja e një ujdie nga Donald Trump dhe Xi Jingping megjithatë nuk do të arrijë as ajo sipas ekspertit, ta davarisë perspektiven e zymtë të eksporteve.Top Channel

Exit mobile version