Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina mesazh mbështetjeje për Turqinë pas sulmit terrorist kundër TUSAŞ

Kina mesazh mbështetjeje për Turqinë pas sulmit terrorist kundër TUSAŞ

Pas sulmit terrorist ndaj kompanisë aksionare të Industrisë turke të Aviacionit dhe Hapësirës (TUSAŞ), Kina njoftoi se mbështet ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Turqisë, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian në një konferencë për media në Pekin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të AA-së lidhur me sulmin terrorist ndaj kompleksit të TUSAŞ në Kahramankazan.

Duke vënë theksin se Kina është kundër të gjitha formave të terrorizmit, zëdhënësi Lin tha se “Si një (vend) mik, Kina shpreson të shohë që siguria dhe stabiliteti të ruhet në Turqi”.

Ai shprehu ngushëllime për ata që kanë humbur jetën në sulm dhe uroi shërbim të shpejtë për të plagosurit.

Exit mobile version