Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Yi tha se vendi i tij mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë Xinhua, ministri Yi në kryeqytetin kinez Pekin u takua me përfaqësuesit special të presidentit të Palestinës, Mahmud Abbas, Ahmet Majdalani dhe Nabil Shaath.
Ai tha se mbështesin zgjidhjen me dy shtete duke i bërë thirrje komunitetit ndërkomëtar që të veprojë në këtë drejtim.
“Çështja e Palestinës është një problem thellësisht i rrënjosur. Nuk mund të arrihet paqja në Lindjen e Mesme pa u zgjidhur ky problem”, tha ai.
Ministri Yi shprehu mbështetjen e tyre për Palestinën e pavarur dhe sovrane bazuar në kufijtë e vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor.
Sipas tij, projekt-rezoluta e miratuar për Kudsin, përkundër kërcënimeve të SHBA-ve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk e reflekton vetëm qëndrimin e saktë të konsensusit të kominitetit ndërkombëtar, por se ky vendim nënkupton një thirrje për përshpejtimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Ministri kinez së fundmi i bëri thirrje popullit të Palestinës që të bashkohet, t’i zgjidh problemet nëpërmjet dialogut dhe të ngrit zërin në kërkim të paqes.
Përfaqësuesit special Majdalani dhe Shaath falënderuan Kinën për mbështetjen e dhënë për popullin palestinez.