Kina lëshon disa raketa balistike në hapësirën ajrore të Tajvanit

Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes tajvaneze, shkruan Reuters.
Raketat Dongfeng janë ato që operohen nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes në përgjigje të raketave, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi paqen rajonale.

Lëshimin e raketave e ka konfirmuar edhe media shtetërore kineze.

Kina pati premtuar se Tajvani do të paguajë një çmim të rëndë nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, viziton vendin.