Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina lançon satelit për të studiuar mjedisin hapësinor

Kina lançon satelit për të studiuar mjedisin hapësinor

Foto ilustrim

Kina ka nisur një satelit të ri për të studiuar mjedisin hapësinor, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas transmetuesit CGTN, sateliti eksperimentues u dërgua në orbitën e planifikuar rreth orës 07:01 të mëngjesit sipas kohës lokale nga Taiyuan Satellite Launch Center në provincën veriore të Kinës, Shanxi.

Një raketë transportuese Long Mars-4B e ndërtuar në mënyrë autoktone u përdor për të lëshuar satelitin e tretë të serisë Shiyan-6.

Kina ka lëshuar dy satelitët e parë Shiyan-6 duke përdorur raketë Long March-2D në nëntor të vitit 2018 dhe korrik të vitit 2020 me objektiva të ngjashëm.

Sateliti pritet të kryejë studimin e mjedisit hapësinor dhe të zhvillojë eksperimente mbi teknologjitë e lidhura.

Kjo është nisja e 365-të nga seria e raketave Long March. Raketa Long March-4B është e aftë të lëshojë lloje të ndryshme të satelitëve në orbita të ndryshme dhe mund të lëshojë satelitë të shumtë në një fluturim të vetëm. /aa

Exit mobile version