Kina konfirmon 100 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga prilli

Kina regjistroi 101 raste të reja nga coronavirusi, rritja më e lartë ditore që nga fillimi i muajit prill.

Sipas medieve të huaja, raportohet se 98 prej rasteve u transmetuan brenda vendit, përfshirë 89 raste të tjera të cilat u konfirmuan në rajonin e Xinjiang.

Bëhet e ditur, se Kina regjistroi gjithashtu edhe 27 raste asimptomatike, të cilat nuk përfshihen në të dhënat zyrtare.

Kjo është hera e parë që vendi raportoi më shumë se 100 të prekur në një ditë të vetme, që nga data 12 prill.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht nga COVID-19, u rrit në 16.8 milionë, ndërsa raportohet se 659 mijë persona kanë ndërruar jetë./tch