Ballina Arritje Teknologji Kina kalon Gjermaninë në përdorimin e robotëve industrialë

Kina kalon Gjermaninë në përdorimin e robotëve industrialë

Kina ka investuar shumë në teknologji automatizimi dhe rënditet e treta në dendësinë e robotëve pas Koresë së Jugut dhe Singaporit por përpara Gjermanisë dhe Japonisë.

Kina ka kaluar Gjermaninë në përdorimin e robotëve industrialë sipas një raporti vjetor të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës (IFR) ditën e Mërkure.

Koreja e Jugut mbetet lideri botëror me 1,012 robotë për 10 mijë punonjës, një rritje me 5 përqind që prej 2018-ës. Singapori është i dyti ndërsa ndiqet nga Kina me 470 robotë për 10 mijë punonjës, ose mëse dyfishi i asaj që kishte në 2019-ën.

Gjermania numëron 429 robotë industrialë për 10 mijë punonjës, një rritje me 5 përqind që prej 2018-ës.

Kina ka investuar shumë në teknologji automatizimi dhe rënditet e treta në dendësinë e robotëve pas Koresë së Jugut dhe Singaporit por përpara Gjermanisë dhe Japonisë.

Gjermania ka qenë një prej vendeve lider por vitet e fundit po përballe me konkurrencë nga Kina

Exit mobile version