Kina është gati që t’i ofrojë vaksina kundër koronavirusit Shqipërisë. Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”.
Ambasada kineze në Tiranë i shprehu gatishmërinë qeverisë shqiptare duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinën është e hapur” nëse dëshiron pala shqiptare. Por në vijim të deklaratës, ambasada thekson se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike, ndërsa shton se në qoftë se pala shqiptare ka interes mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, që është “Sinopharm”. /abcnews