Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi ka thënë se supozimet se shteti i tij është duke kryer gjenocid kundër ujgurëve etnikë “janë absurde” dhe “gënjeshtra të plota”.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një konference vjetore të dielën.
Një numër kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur këtë shprehje për të përshkruar trajtimin që u bën Kina ujgurëve.
Këto pretendime vijnë pas të dhënave në rritje për abuzime “në kampe të përqendrimit” për ujgurët në provincën Ksinjiang.
Kina është akuzuar për kryerje të sterilizimeve të dhunshme të grave ujgure dhe për ndarje të fëmijëve nga familjet e tyre.
BBC ka raportuar disa herë se dyshon që ujgurët janë duke u mbajtur nëpër kampe për punë të detyrueshme dhe se ata janë subjekte të dhunimeve sistematike dhe torturës.
Kina së fundmi ia ka ndalur transmetimin BBC-së për shkak të mbulimit të çështjes së ujgurëve dhe koronavirusit.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 1 milion pjesëtarë të minoritetit mysliman janë duke u mbajtur nëpër kampe, të cilat Kina ka thënë vazhdimisht se janë qendra të trajnimit me qëllim të çrrënjosjes së ekstremizmit./rel
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kina hedh poshtë akuzat për gjenocid ndaj ujgurëve: Gënjeshtra të plota dhe...