
Akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut ndaj Kinës bënë që Kina të përgjigjet me sanksione hakmarrëse ndaj individëve dhe kompanive përendimore kryesisht Amerikane dhe Kanadeze
Këto tensione vijnë pasi Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se Kina ka arrestuar më shumë se një milion Ujgurë gjatë viteve të fundit në ato që shteti i përcakton si “kampe të riedukimit”. Ka të dhëna se Ujgurët përdoren për punë të detyruar dhe se gratë janë sterilizuar me forcë.. Kina i mohon akuzat duke thënë se janë duke parandaluar ekstremizmin.
Dyqanet Hennes & Mauritz AB në pjesë të Kinës po mbyllen nga pronarët pas bojkotit jozyrtar kinez. Markat japoneze Muji dhe Uniqlo u përfshinë në këtë grindje këtë javë ndërsa aksionet e Nike Inc. u fundosën nga frika e ndikimit kinez. Të shtunën Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi sanksione ndaj disa deputetëve kanadez, ndaj disa organizatave në SHBA siq është edhe USCIRF (Komisioni Amerikan për Liri Fetare Ndërkombëtare).
Ata që janë sanksionuar nuk do të lejohen në Kinë, Hong Kong ose Makau dhe qytetarët kinezë nuk duhet të komunikojnë me ta./Mesazhi.com