Kina forcon kontrollet kufitare si masë mbrojtëse kundër virusit “mpox”

Kina ka forcuar kontrollin e saj kufitar për të parandaluar hyrjen e virusit “mpox” në vend, raporton media shtetërore, transmeton Anadolu.

Administrata e Përgjithshme e Doganave e vendit njoftoi masa më të rrepta mbikëqyrjeje për njerëzit dhe mallrat që vijnë nga rajonet e prekura nga mpox, raportoi CGTN.

Të gjithë udhëtarët që kanë simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh ose skuqje duhet të raportojnë gjendjen e tyre në hyrje.

Masat do të qëndrojnë në fuqi për gjashtë muaj.

Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) të martën e shpallën shpërthimin e mpoxit “Emergjencë e Shëndetit Publik të Sigurisë Kontinentale”.

Të nesërmen, OBSH-ja e shpalli situatën “emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

Që nga fillimi i vitit 2024, mbi dhjetë vende afrikane kanë raportuar sëmundjen, me Republikën Demokratike të Kongos që përbën më shumë se 90 për qind të rasteve të raportuara.

Një person i infektuar me mpox zhvillon simptoma brenda dy deri në 19 ditë pas ekspozimit, sipas profesionistëve shëndetësorë.

Sipas OBSH-së, mpox shkakton skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin.

I njohur më parë si lija e majmunit, mpox është një sëmundje virale që mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë, si dhe përmes materialeve të kontaminuara si çarçafët, veshjet dhe gjilpërat, sipas OBSH-së.