Kina fillon stërvitjet masive ushtarake rreth Tajvanit

Kina njoftoi se ka filluar një stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë rreth Tajvanit me të cilin ka një mosmarrëveshje sovraniteti, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Komandës së Frontit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), koloneli Xi Yi njoftoi se në stërvitje morën pjesë elementë nga forcat tokësore, ajrore, detare dhe raketore të komandës.

Ai tha se stërvitjet që rrethojnë Tajvanin do të përqendrohen në “patrullat e gatishmërisë luftarake detare-ajrore, fitimin e epërsisë gjithëpërfshirëse, sulmimin e objektivave detare dhe tokësore dhe bllokimin e zonave kryesore dhe rrugëve detare” dhe se synojnë të testojnë aftësitë e përbashkëta operacionale të trupave.

Xi tha se stërvitjet do të jenë “paralajmërim i ashpër” dhe “parandalues ​​i fortë” për forcat separatiste që mbrojnë pavarësinë e Tajvanit dhe argumentoi se është “veprim legjitim dhe i nevojshëm” për të mbrojtur sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Kinës.

Ushtria kineze kreu ushtrime të gjera ushtarake rreth ishullit në vitin 2022 pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin në vitin 2023 pasi udhëheqësi i atëhershëm tajvanez, Tsai Ing-wen vizitoi SHBA-në dhe në 2024 në maj kur lideri i ri i Tajvanit, Lai Ching-te mbajti fjalimin e tij të parë “Ditën e tetorit”.

Stërvitjet në fjalë quhen “Shpata e përbashkët”.

– Mosmarrëveshjet Kinë-Tajvan

Pas Luftës së Dytë Botërore në Kinë, komunistët fitimtarë në luftën civile midis forcave të Partisë Nacionaliste Kineze (Koumintag) të udhëhequr nga Chiang Kai-shek dhe forcave të Partisë Komuniste Kineze (PKK) të udhëhequr nga Mao Zydong shpallën themelimin e Republikës Popullore të Kinës më 1 tetor 1949.

Anëtarët e Koumintagut, të cilët humbën luftën civile, u vendosën në Tajvan dhe krijuan një qeveri të përkohshme atje, duke pretenduar se qeveria e “Republikës së Kinës”, e cila u krijua në 1912, vazhdonte në ishull.

Tajvani për të cilin Republika Popullore e Kinës pretendon se është pjesë e territorit të saj, ka pasur pavarësinë “de fakto” që nga viti 1949. Ndarja midis Kinës kontinentale dhe Tajvanit vazhdon ende.

Pekini, i cili ka rritur presionin ushtarak mbi Tajvanin vitet e fundit, nënvizon se nuk do të përjashtojë përdorimin e forcës nëse është e nevojshme për të ribashkuar ishullin me kontinentin.