Ballina Arritje Kina e çudirave, qytete moderne por pa njerëz, zbuloni arsyen (Foto)

Kina e çudirave, qytete moderne por pa njerëz, zbuloni arsyen (Foto)

Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë dhe kështu ekzistojnë edhe shumë qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane.

Përveç qyteteve normale , ka edhe nga ato që kanë gjithçka, komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive, përveç njerëzve.

Këto qytete misterioze, gati krejtësisht të zbrazëta, janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale drejt qyteteve deri në vitin 2026, – raporton “The Independent”.

Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos.

Fotografi Kai Caemmerer u magjeps nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato.

Koleksioni i tij i quajtur “Unborn Cities” (Qytetet e palindura), përshkruan një tip komplet të ri të zhvillimit urban.

Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku qytetet fillojnë si zhvillime të vogla dhe rriten në përputhje me industritë lokale, këto qytete kineze ndërtohen gati krejtësisht dhe kompletohen para se aty të futen njerëzit”, – tha Kai Caemmerer për “Business Insider”.

kkkkkkk_1466424083-9734262

Exit mobile version