Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë dhe kështu ekzistojnë edhe shumë qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne dhe urbane.
Përveç qyteteve normale , ka edhe nga ato që kanë gjithçka, komplekse dhe apartamente shumëkatëshe, rrokaqiej dhe vende publike atraktive, përveç njerëzve.
Këto qytete misterioze, gati krejtësisht të zbrazëta, janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale drejt qyteteve deri në vitin 2026, – raporton “The Independent”.
Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos.
Fotografi Kai Caemmerer u magjeps nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato.
Koleksioni i tij i quajtur “Unborn Cities” (Qytetet e palindura), përshkruan një tip komplet të ri të zhvillimit urban.
Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku qytetet fillojnë si zhvillime të vogla dhe rriten në përputhje me industritë lokale, këto qytete kineze ndërtohen gati krejtësisht dhe kompletohen para se aty të futen njerëzit”, – tha Kai Caemmerer për “Business Insider”.