Partneri më i rëndësishëm tregtar i Koresë së Veriut, Kina, ka kufizuar në limite furnizimin me naftë ndaj shtetit komunist.
Kina ka ndaluar gjithashtu edhe blerjen e tekstileve nga Koreja Veriore, gjë që do të dëmtojë të ardhurat e Penianit.
Kjo masë vjen pas vendimit të Kombeve të Bashkuara, që ranë dakord për sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut pas testit të bombës me hidrogjen dy javë më parë.
Kufizimi me naftë pritet të sjellë probleme të mëdha për shtetin komunist, pasi eksportet nga Kina janë burimi kryesor i produkteve të naftës në vend.
Në një deklaratë për mediat, Ministria Kineze e Tregtisë tha se tha se kufizimet për produktet e naftës ndaj Koresë Veriore do të aplikohen duke filluar nga 1 tetori. Një sasi e vogël e kufizuar, sipas sanksioneve të OKB-së, do të vazhdojë të eksportohet në vendin e udhëhequr nga Kim Jong Un.
Ndërsa ndalimi i eksporteve të tekstileve drejt Kinës, Koresë së Veriut do t’i kushtojë rreth 700 milionë dollarë në vit