Pas vizitës zyrtare të Presidentit kinez Xi Jinping në Malajzi të mërkurën, të dy vendet kanë publikuar një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të “zbatojnë vazhdimisht dhe me efikasitet marrëveshjen e armëpushimit në Gaza”.
Sipas deklaratës, diskutimet midis Kryeministrit malajzian Anwar Ibrahim dhe Presidentit Xi theksuan se “Gaza i përket popullit palestinez dhe është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Palestinës”.
Të dy liderët gjithashtu riafirmuan “parimin e rëndësishëm” se “palestinezët duhet të qeverisin Palestinën” në një Gaza pas konfliktit, si dhe shprehën kundërshtimin e tyre ndaj “zhvendosjes së detyruar të popullit të Gazës”.








