Kina dërgoi në hapësirë satelitin e ri të komunikimit “ChinaSat 4A”, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, sateliti është lëshuar nga Qendra Hapësinore Winchang në ishullin Hainan me raketën “Long March-7”.
Siç raportohet, sateliti është vendosur në pozicionin e tij të planifikuar orbital pas lëshimit.
Ky lançim ishte misioni i 532-të i suksesshëm i transportit i kryer me raketa “Long March”.
Satelitët ChinaSat, të quajtur “Congshing” kinezisht, ofrojnë shërbime të transmetimit të sinjaleve të zërit, të dhënave, radios dhe televizionit me cilësi të lartë.