Kimmich do të largohet nga Bayerni

Bayern Muncheni është i hapur për ta shitur gjatë verës mesfushorin gjerman, Joshua Kimmich kanë njoftuar mediumet gjerman.

Mesfushori dëshiron të largohet nga Bayerni për të vazhduar karrierën te njëra prej pesë skuadrave të mëdha evropiane, Manchester City, Arsenali, Liverpooli, Real Madridi apo Barcelona.

29-vjeçari nuk i ka raportuar e mira me drejtuesit e klubit dhe për këtë arsye po insiston të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni.

Kimmich është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, ndërsa këtë edicion ka 1 gol e 7 asistime në të gjitha garat.