Kimë me mish, vezë dhe presh

Perberesit:
400 gr mish vici
800 gr koka preshi
5 luge vaj ulliri
1 luge gjelle oriz
1 luge caji kripe
200 gr pure domatesh
Rigon
Piper
Veze sipas deshires

Pergatitja:
Ne fillim grini dhe lani preshte. Ne nje tigan ne zjarr te avashte, hidhni vajin dhe preshin e prere. Kavardiseni dhe lereni te skuqen derisa te zbuten. Me pas shtoni mishin e prere ne kubik dhe kavardisini bashke. Gjate kohes qe mishi po skuqet pak, shtoni purene e domateve, orizin, kripen, specin djeges, rigonin, piperin dhe lereni te zieje me lengun e krijuar. Pasi shteron lengu shtoni 2 gota me uje dhe lereni te marri vale. Me pas vendoseni ne tava balte dhe futini ne furren e parangrohur me 200 grade per 40 minuta. Ne 10 minutat e fundit, shtoni vezet ne menyre qe te mos te thahen shume. Ne rastin tim nje pjese i deshen pa vez

Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana