Kim Mehmeti: Shqiptaria ka nevojë për miq e jo për armiq, nuk duhet ta ushqejmë me antiturqizëm (Video)

Analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka folur gjerë e gjatë për situatën e krijuar në Kosovë pas arrestimit të 6 gylenistëve. Ai ka akuzuar kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë ata që po iu dalin në mbrojtje gylensitëve të arrestuar.

Ndërsa ka thënë se është duke u bërë një fushatë anti-Turqi, duke thënë se populli shqiptar nuk ka miq për të humbur.

“Kosova është duke vuajtur nga Mendjemadhësia e Mendjelehtëve që vendit ia caktojnë miqtë dhe armiqtë! Vetëm një shet si Kosova mundë të ketë kryeministri i cili del para popullit e thotë se nuk e dinë çka bëjnë ministrat e tij! Shqiptaria ka nevojë për miq e jo për armiq, patriotizmin tonë ne nuk duhet ta ushqejmë me antiturqizëm, e as me urrejtjen ndaj cilitdo popull, por me dashurinë ndaj shqiptarisë! Sot kur bëhet rirreshtimi i forcave globale nuk duhet të lejojmë të përçahet shqiptaria!”, ka thënë Mehmeti.

Për më shumë mund ta ndiqni intervistën e tij të plotë në videon në vazhdim, duke filluar nga minuta e 57-të./Mesazhi.com/

https://www.youtube.com/watch?v=jOwXxVC4Fhc