Publicisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti ka thënë se opozita po e dëshiron atë që e donë edhe Serbia, një qeveri të dobët në Kosovë.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 tha se këtë po e bëjnë të gjitha partitë pa përjashtime.
“Opozita këtu thuajse që e dëshiron të njëjtën që e dëshiron edhe Vuçiq. Çfarë dëshiron Vuçiq? Dëshiron një qeveri të dobët të ketë Kosova…Kur themi opozita po flasim pa përjashtim…Ato janë shtet ndërtuese, por unë i vlerësoj si sillen sot sepse nëse unë do të shkoja sipas logjikes atëherë këtë gjithmonë duhet që LDK-në ta bimë në Qeveri sepse është më shtetformuese se gjithë të tjerat, por sot ndoshta është më destruktivia prej këtyre që janë në opozitë”, ka thënë ai.
Me tej, Mehmeti ka pyetur se si ka mundësi që të vihet interesi personal dhe të harrohet ai i Kosovës, siç tha ai nëse dihet se në Ballkan kufijtë janë të përkohshëm në një pjesë të madhe.
Tutje, ai tha se opozita mund të bëjë Qeverinë, por ajo është e dobët se ajo që formohet me LVV-në.
“Nëse ju e dini që Serbia dëshiron që të këtë një qeveri të dobët VV sepse edhe në bisedime më lehtë e kanë ashtu. Nëse e dini ju se çdo gjë vlon në botë, nëse e dini ju që në këtë Ballkan ende kufijtë janë të përkohshëm në pjesë të madhe. Nëse e dini që Serbia në këtë Ballkan kontrollon pesë shtete: Bosnjën , Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën dhe kur dëshiron i destabilizon.. si mund ju ta vini interesin e ‘Kimit’ o kryeministër o nuk lëvizim nga kjo? E ta harrojnë interesin e Kosovës….Qeveri të fort Kosova mund të ketë nëse bashkohet ta zëmë VV me PDK. Edhe opozita mund të bëjë Qeverinë, por ajo është e dobët se kjo e LVV-së”, ka deklaruar ai.