Ndaj arrestimit të udhëheqësve të Lëvizjes Vetvendosje ka reaguar edhe analisti dhe shkrimtari nga Maqedonia Kim Mehmeti. Në statusin e tij në Facebook, Mehmeti shkruan:
“Sot Kosova arriti edhe një ‘sukses’ në rrugëtimin e saj drejtë forcimit si shtetit i së ‘ drejtës dhe ligjshmërisë’: i arrestoi disa deputet të ‘rrezikshëm’ të VV?!
Sikur ta luftonte hajdutërinë, korrupsionin, partizimin e institucioneve shtetërore …, me këtë entuziazëm siç e lufton Vetëvendosjen, Kosova qëmoti do ishte shtet normal, e jo vend i pabanueshëm për të rinjtë!
Siç duket, në Kosovë shumëçka ka ndryshuar, por jo edhe mendësia e pushtuesit serb e sundimit të shtetit, që kryesisht mbështetet mbi parimin: nëse nuk prodhon mirëqenie, atëherë trillo armiq të popullit dhe të shtetit, që të kesh kë të burgosësh e kë të dënosh!” (Kim Mehmeti)