Kiliç: Keqardhje për rastin që përjetoi shteti vëlla dhe miku i afërt, Kosova

5 Gusht 2016 – 17:15

Ambasadorja turke në Kosovë, Kıvılcım Kılıç ka reaguar pas sulmit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka shprehur keqardhje për atë që përjetoi “shteti vëlla dhe miku i afërt Kosova”.

“Dëshirojë të shprehi keqardhjet e mia në lidhje me rastin të cilin dje përjetoi shteti vëlla dhe miku yni i afërt Kosova. Rast ku u sulmua me roketa Kuvendi i Kosoves. Sulmi me roketa, ndaj institucionit me të madh ku përfaqësohet populli i një shteti demokratik, pra sulmi ndaj Kuvendit është një sulm kundër popullit dhe demokracisë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Kiliç.

Ajo ka përmendur edhe sulmin që i është bërë Kuvendit të Turqisë në natën e puçit.

“Në mbrëmjen e 15 Korrikut të këtij viti edhe Kuvendi i Republikës se Turqisë është sulmuar, mirëpo kjo u tejkalua me solidaritetin historik të popullit tonë të bashkuar si një tërësi e vetme. Ne e kemi përjetuar shumë thellë këtë dhembje dhe rrezik kanosur demokracisë. Këto sulme nuk kanë vend në demokraci”, thuhet më tej.