Ballina Jeta Shëndetësi Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët

Kikiriku mund të sjellë vdekjen tek fëmijët

Kikirikët dhe produktet ushqimore që i përmbajnë ato, si gjalpi i kikirikut, vaji, apo mielli i kikirikut, përdoren gjerësisht në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, për vlerat ushqyese dhe çmimet e përballueshme.

Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë alergji nga kikirikët dhe mund të kenë reaksion prej tyre, si acarim të lëkurës, apo lot në sy, e deri tek alergjitë e forta që mund të shkaktojnë vdekjen.

Prindërit i kanë këshilluar që të mos u japin ushqime me kikirikë fëmijëve nën moshën 3-vjeçare. Por disa udhëzime të reja të Instituteve Kombëtare të Shëndetit sugjerojnë që fëmijëve t’u jepen produkte të kikirikëve në moshë të vogël, për të parandaluar zhvillimin e alergjive.
“Është vënë re, se në Izrael, ku është e zakonshme që foshnjave t’u jepen kikirikë në muajt e parë të jetës, rastet e alergjisë janë shumë më të rralla se sa e fëmijëve hebrej që jetojnë në Britani, rreth 80 për qind më pak,”- thotë Dr. Anthony Fauci.

Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se ky zbulim i habitshëm do të thotë se foshnjat kanë në trupin e tyre një mekanizëm, i cili mund të stërvitet për të mos reaguar negativisht ndaj kikirikëve. Ky mekanizëm mund të ndryshojë, kur fëmijët mbushin 1 vjeç.

Ai thotë se një ekip ekspertësh ranë dakord për disa udhëzime të reja për pediatrët amerikanë, të specializuar për alergjitë e fëmijëve.

“Nëse një fëmijë ka patur acarim të rëndë të lëkurës, deri në ekzemë, apo alergji nga vezët në 4 deri 6 muajt e parë të jetës, ai duhet çuar tek një specialist i alergjisë, i cili t’i bëjë analizë gjaku, apo të lëkurës, për të përcaktuar në se fëmija ka alergji nga kikirikët. Nëse fëmija ka alergji, nuk duhet marrë mbi vete rreziku për t’i dhënë atij ushqime me kikirikë dhe në rast të kundërt, atij mund t’i jepen produkte të kikirikëve që në 4-6 muajt e parë të jetës.”

Nëse fëmija ka acarim jo të madh të lëkurës dhe alergji jo të fortë nga vezët, pediatri mundet t’i rekomandojë prindërve që t’i japin fëmijës produktet me kikirikë që kur është 6 muajsh.

Këtij fëmije nuk është e nevojshme t’i bëhen analiza për kikirikët. Fëmijëve që nuk kanë alergji, apo histori alergjish në familje mund t’u jepen kikirikë në çdo moshë. Ky është përfundimi i studimit të ri për alergjinë nga kikirikët./MESAZHI/

Exit mobile version