Futbollisti i krahut të majtë Kieran Gibbs i është bashkuar West Bromwich Albion pas 13 vitesh në Arsenal.
West Bromwich të mërkurën njoftoi se ka nënshkruar me Gibbs por nuk njoftoi vlerën e transferit, duke i dhënë fund qëndrimit 13-vjeçar në klubin e tij të djalërisë.
Ai ishte prapa Nacho Monreal dhe futbollistit të ri Saed Kolasinac në listën e krahut të majtë në Arsenal.
27-vjeçari Gibbs ka luajtur 10 herë për kombëtaren e Anglisë dhe më shumë se 200 herë për Arsenalin.