Kia po sjell njohuritë dhe ekspertizën e saj për veturat elektrike në botën e furgonëve.
Bëhet e ditur se verën e ardhshme marka do të prezantojë furgonin e parë në një gamë të re automjetesh komcerciale elektrike.
Kia PBV nuk i referohet furgonit, përkundrazi është emri i strategjisë së përgjithshme të automjeteve komerciale që Kia po zhvillon.
Ai do të udhëhiqet nga furgoni me panel të mesëm Kia PV5, i cili ndër të tjera do të rivalizojë Ford E-Transit Custom.
Kia thotë se do të prezantojë gjithashtu një version me çati më të lartë, i cili nga ana tjetër, është një furgon tipik praktik.
Së fundi, është robotaksi, i cili tregon teknologjinë elektronike të PV5 dhe hapësirën për sistemet autonome të drejtimit që mund të shtohen në platformë.
Dy PBV të tjera janë shfaqur tashmë. PV7 është një furgon tipik i madh si një Ford Transit ose Renault Master, ndërsa PV1 është projektuar si një automjet autonom i vogël transporti urban.
Kia ka konfirmuar se PBV-të e saj do të karikojnë deri në 22 kW nga një burim energjie AC.