Khabib Nurmagedov e ka dominuar muajin tetor, sa i pëketë rrjeteve sociale.
Khabib Nurmagedov arriti që të bëhet sportisti më i përfolur në botë, pas fitores ndaj Conor McGregorti në UFC 229.
Tashmë është bërë e ditur se boksieri rus me besim është musliman, andaj ka treguar se përse edhe gjatë konferencave bën lutjet dhe shprehjet fetare.
“Ti shkon në xhami sepse askush s’është perfekt. Të gjithë bëjmë gabime dhe duhet t’i lutemi Allahut të na falë”, ka thënë Khabib.
“Kjo është shumë e rëndësishme mendërisht, të jesh në paqe me Allahun. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua, se sa të jem i qartë me Allahun, Ai është numër një”, ka shtuar më tej boksieri rus.