Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe trajnerët hungarezë nga Batalioni i rezervës taktike të KFOR-it kryen trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin Novo Selo në Maxhunaj të Vushtrrisë, për të ruajtur gatishmërinë operacionale.
Sipas njoftimit të misionit të NATO-s, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për të ofruar mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, me të cilët punon në koordinim të ngushtë”, vijon njoftimi.