KFOR-i turk mbështetje për arsimin në Kosovë

Në Prizren të Kosovës u mbajt ceremonia e përurimit të projektit për rinovimin e dy klasave parafillore në shkollën “Mati Logoreci” që u mundësua nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk), raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e mbajtur të pranishëm ishin ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shefi i KFOR-it turk, kolonel Savaş Yanar, Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, deputetja e KDTP, Brina Jılta, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.

Në fjalën e tij ambasadori Sakar vuri theksin mbi rëndësinë e projektit të ditës së sotme për zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore që është i pranishëm për shekuj mes popullit të Turqisë dhe Kosovës.

“Sot do të vendosim në shërbim përmirësimet (rinovimet) e bëra në një shkollë ku shkollohen bashkarisht fëmijët e të gjitha shoqërive në Prizren. Shprehim falënderimet tona për ushtarët tanë. Ata kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën. Kjo vërteton në mënyrë konkrete edhe rëndësinë që Turqia kushton edhe për stabilitetin e Kosovës”, tha Sakar duke tërhequr vëmendjen se është më kuptimplotë dhe më i veçantë që projekti realizohet në qytetin e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Haskuka deklaroi: “Shpreh falënderimet për të gjithë ata që kanë punuar. Presim vazhdimin e këtyre investimeve. Me këto investime, Republika e Turqisë vërteton se ndodhet gjithmonë pranë popullit të Prizrenit dhe të Kosovës”.

Pas fjalimeve u pre shiriti për hapjen e klasave. Më pas të ftuarit shëtitën së bashku me nxënësit në klasat e tyre.

Në punimet e kryera nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë (KFOR-i Turk) në kuadër të projekteve të bashkëpunimit ushtarake-civile, u realizuan riparime mirëmbajtjeje, përfshirë edhe sistemet e ndriçimit të klasave. Po ashtu klasat u pajisën me materiale arsimore si banka, karrige, rafte për këpucë, dollapë ndërsa bazamentet e tyre u shtruan me tapet.