Zëdhënësi i KFOR-it, Vinqenco Granov tha se “KFOR-i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar vizitën e sigurt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, Kosovë.
Granov tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile, dhe se nuk ka shenja të tensionit të mundshëm, transmeton lajmi.net.
Ai është pyetur edhe për urdhrin vendimin e Presidentit të Serbisë Vuçiq që Beogradi zyrtar të pezullojë të gjithë komunikimin me Policinë e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Kosovë. Në lidhje me këtë ai tha se nuk ka koment për çështje politike, por se KFOR-i në çdo rast, gjithmonë, ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe partneritet me Forcat e Armatosura Serbe, me qëllim të garantimit të stabilitetit në rajon, dhe sidomos përgjatë vijës administrative.“KFOR-i mbetet i gatshëm të ofrojë një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin e tij. KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar vizitën e sigurt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in – tha Granov.