Ballina Lajmet Kosovë KFOR-i gjerman në aksion, ndihmon 30 familje skamnore në Viti (Video)

KFOR-i gjerman në aksion, ndihmon 30 familje skamnore në Viti (Video)

KFOR-i përveç misionit të tij për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin, vazhdon edhe misionin human duke ndihmuar familjet skamnore në rajone të ndryshme të Kosovës.

Një aksion i tillë bamirës nga KFOR-i gjerman është ndërmarr sot në rajonin e Vitisë, ku u ndihmuan me gjëra ushqimore, higjienike dhe veshmbathje 30 familje që jetojnë në gjendje të rëndë sociale.

Ky aksion i KFOR-it është bërë në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila tash e disa ditë po realizon aksione në mbarë vendin për t’iu dalë në ndihmë familjeve nevojtare.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online, se KFOR-i shpesh u bashkëngjitet aktiviteteve bamirëse, dhe në këtë rast ka qenë edhe donatorë kryesor.

“Neve shpesh na bashkëngjiten në aktivitet bamirëse pjesëtarët e KFOR-it gjerman të cilët janë në Prizren. Ne i falënderojmë shumë për vullnetin dhe gatishmërinë e tyre që të na përkrahin në aktivitete të tilla”, ka thënë Kastrati.

Familjet që përfituan nga ky aksion janë përzgjedhur në bashkëpunim me organet kompetente komunale të Vitisë.

 

Exit mobile version