KFOR-i ka hedhur poshtë shkrimin e medias ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik, ku thuhet se pritet që Gjermania, deri në fund të vitit 2018, të tërheq të gjithë ushtarët e saj nga kontingjenti i KFOR-it në Kosovë.
“Që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuuesi i tretë më i madh në KFOR”, thuhet në deklaratën zëdhënësit të KFOR-it, transmeton Telegrafi.
Lexo po ashtu:
A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?
A do të largohen nga Kosova ushtarët gjermanë?
Më tej thuhet se “KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, thuhet në deklaratë.