Këtu mund ta dini qendrën se ku do të votoni me 14 shkurt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), edhe në këto zgjedhje ka bërë publike linkun se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.

KQZ-ja çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të regjistrit civil të Kosovës.

Pasi që pranon të dhënat nga regjistri civil, KQZ-ja përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Ndërkaq edhe në këto zgjedhje të parakohshme, KQZ-ja ka bërë publike një link se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit. Për ta gjetur qendrën tuaj të votimi, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.