Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë ditës së kaluar në Palestinë

Katër palestinezë janë vrarë në një sulm izraelit në Shujayea të qytetit të Gazës

Një burim kryesor nga krahu i armatosur i Hamasit u ka thënë kolegëve në Al Jazeera Arabic se për shkak të sulmeve ushtarake të Izraelit, shumica e pengjeve izraelite të mbajtur në Gazën veriore “tash janë të zhdukur”.

Pesë janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në kampin e refugjatëve Bureij në Gaza qendrore pasi ushtria izraelite e bombardoi atë.

Një çështje ligjore kundër Boaz Ben David, një ushtar izraelit i akuzuar për krime lufte në Gaza, është dorëzuar në një gjykatë suedeze nga Fondacioni Hind Rajab.

I dërguari i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është takuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, në Doha për të diskutuar negociatat e armëpushimit, tha një burim i informuar për vizitën për agjencinë e lajmeve Reuters.

Gjenocidi i Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 46,006 palestinezë dhe ka plagosur 109,378 që nga 7 tetori 2023. Të paktën 1,139 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi atë ditë dhe më shumë se 200 u kapën robër.