Nuk është aspak e lehtë të merresh me robotikë, vecanërisht në një vend si Afganistani, i cili është i pllakosur nga lufta dhe zakonet fisnore.
Megjithatë, nje grup i vajzave të reja gjetën kurajon dhe mundësinë që të thyenin këto “rregulla” dhe të krijonin një ekip robotike, me shpresën që të merrnin pjesë në një garë ndërkombëtare të robotikës.
Gjashtë vajzat ja dolën. Ideja e tyre u pranua pasi morën materialet e duhura dhe rregulluan, improvizuan dhe vënë në funksion makinën e tyre inovative.
Vajzat e reja nuk kishin kohë për të humbur, prandaj konkuruan në FIRST Global Challenge, një garë robotike që ka për qëllim të bashkojë njerëzit nga e mbarë bota, të cilët kanë interes në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
Por a mund ta besoni se cfarë u ndodhi vajzave???
Mund ta mendoni se u gjuajtën me armë nga një grup talebanësh, apo se u ndaluan rrugës nga anëtarët e ndonjë fisi….
Por jo! Ato u ndaluan nga ligji i ri amerikan i cili i ndalon njerëzit të udhëtojnë në SHBA.
Grupi i vajzave morën një udhëtim qindra kilometërsh nga qyteti i tyre Herat për në Ambasadën amerikane në Kabul për të marrë udhëtimin e tyre drejtë SHBA-ve. Por edhe pse aplikuan dy herë, që të dyja herë u refuzuan.
Roya Mahboob, e cila krijoi softuerin “Citadel” në Afganistan, dhe është e para shefe femër e një kompanie të tillë në mbarë vendin, rrëfen se kur vajzat e morën përgjigjen negative të vizës kishin qajtur gjithë ditën.
Katrëmbëdhjetë vjecarja Fatemah tha për revistën Forbes se krejt cfarë ato donin ishin ti tregonin botës se cfarë mund të bënin. “Ne e donim vetëm një shancë”, tha ajo.
Storia e tyre u rrëfye në të gjitha mediat e mëdha boterore.
Ligji i ri Amerikan ndalon vizitorët nga 6 vende me shumicë myslimane që të hyjnë në SHBA, vendim ky i miratuar nga presidenti Donald Trump. /MESAZHI/