Ballina Jeta Familje Këto ushqime nuk duhet kurrë t’ua jepni fëmijëve gjatë verës

Këto ushqime nuk duhet kurrë t’ua jepni fëmijëve gjatë verës

Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e fëmijës tuaj këtë verë, pa dyshim ushqimi do të jetë një nga gjërat më të madha që duhet të keni kujdes.

Ndërsa ushqime të tilla si dhalla dhe shalqiri janë fantastike për verën, ka disa produkte të tjera që nuk rekomandohet të konsumohen nga fëmijët në verë.

Ushqimet pikante
Ushqimet me erëza ngrohin trupin e fëmijëve dhe shkaktojnë probleme me tretjen. Për këtë arsye nuk janë një ide e mirë gjatë verës.

Ushqimi jo-vegjetarian
Ushqimi jo-vegjetarian është i vështirë të tretet dhe në verë është akoma më keq të konsumohet. Produkte të tilla si mish i deles, nuk rekomandohen në ditët e nxehta dhe nuk është i mirë për shëndetin.

Kafeja e ftohtë
Kafeja është e mbushur me kafeinë dhe ka vetitë diuretike. Në verë shmangni kafenë dhe zëvendësojeni atë me një çaj të ftohtë. Ai ka shumë më tepër përfitime shëndetësore për fëmijën tuaj dhe ju.

Salcat
Nëse fëmijëve ju pëlqen salca e djathit për shembull, është koha ta largoni nga regjimi i tyre ushqimor, të paktën gjatë verës. Salcat janë të rënda dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngarkuar.

Ushqimet me vaj:
Patatet e skuqura janë ushqimi i preferuar i fëmijëve dhe jo vetëm, por nuk janë shumë të shëndetshme. Ushqimi i yndyrshëm është shumë i rëndë jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë njerëzit. Ndaj, do të ishte më mirë t’i zëvendësoni ato me ushqime të tjera më me vlera ushqyese.

Exit mobile version