Këto shtete po i lënë kosovarët pa viza

U përmenden shumë herë gjatë 10 viteve të fundit, sa u hapen edhe shampanjë për liberalizimin e vizave, gjë që nuk po duket as afër që të ndodhë, duke parë kundërshtimin e qartë të Francës dhe Holandës.

Qeveria e Holandës i ka dërguar një letër disa euro-deputetëve me arsytimin e kundërshtimit për heqjen e vizave për Kosovën.

Ndërkaq, edhe Franca vazhdon ta mbaj qëndrimin e njëjtë.

Kundërshtimi i Francës dhe Holandës për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës u sqarua këtë të hënë nga kryeministri Mark Rutte dhe shefi i diplomacisë holandeze,  Stef Blok, u shkruajti letër një grupi të deputetëve të Parlamentit Europian, që kishin kërkuar lëvizje të lirë për kosovarët.

“Këshilli europian ende nuk ka marrë një vendim për liberalizimin e Kosovës, krijimi i listës nga ky vend i rasteve që po hetohen dhe gjykimet finale në raste që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin mbetet e rëndësishme, kjo pasi që këto janë çelësi i standardeve”, thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Përveç këtyre, në këtë letër ngritët edhe shqetësimi për migrimin dhe në veçanti forcimi në sundimin e ligjit.

Ndërsa, Franca ka thënë qartë se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

Ambasadorja e Francës në Kosovë, ka thënë se ky shtet së bashku me disa shtet të tjera anëtare beson se Kosova nuk i ka përmbushur ende të gjitha kushtet në këtë fazë.

Ajo tutje ka përmendur rastet e dy shteteve të cilave u janë hequr vizat, ndërsa Franca po përballet me migracion nga Gjeorgjia dhe Shqipëria, dhe se kjo po i shkkat probleme të mëdha., dhe kjo na bënë të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në liberalizimin e vizave.