Këto produkte po na vrasin çdo ditë… (Foto)

Ne jetojmë në një shoqëri të orientuar drejt konsumit, që na shtyn të blejmë produkte për të cilat nuk kemi nevojë, shumica e të cilave janë të mbushura me kimikate të rrezikshme.

Shumë prej këtyre produkteve janë të zbukuruara me etiketa shumëngjyrëshe me të cilat konsumatori joshet të besojë se produktet në fjalë janë natyrale, të sigurta për fëmijët apo të përgatitura me produkte natyrale dhe organike.

Mishrat dhe ushqimet e përpunuara

Ushqimet e shpejta janë zakonisht të përpunuara, të skuqura, të homogjenizuara, të hidrogjenizuara dhe të mbushura me aditivë dhe kimikate. Qumështi që konsumojmë në kuti është zakonisht i përpunuar dhe në disa raste përmban antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera.

Mishrat e përpunuar kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me semundjet tumorale, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Mënyra më e mirë për të parandaluar ushqimet e përpunuara është t’i konsumoni sa më rrallë, të blini vetëm produkte organike dhe të lexoni me kujdes etiketat.

Image result for processed meat

Toksinat në produktet e kujdesit vetjak

Ndoshta është e vështirë për një konsumator të njohë të gjithë përbërësit e produkteve të higjenës personale. Për shembull, llaku i flokëve dhe açetoni i thonjve përmbajnë phthalate, që shkakton probleme më vëmendjen dhe i shpërqendron fëmijët.

Pasta e dhëmbëve përmban një neurotoksinë të quajtur fluoride, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë, sidomos për fëmijët. Shampot dhe produktet e tjera për fëmijë përmbajnë Sulfatin Laureth, (një kimikat shumë i rëndë që shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor që shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinë që çrregullon zhvillimin) dhe më e keqja nga të gjitha Parfum, një përzierje e mbi 3000 kimikateve të rënda të cilat kompanitë për fatin tonë të keq nuk janë të detyruara me ligj t’i tregojnë.

Image result for hygienic stuff

Toksinat në detergjentët larës

Detergjentët larës përmbajnë fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Të gjithë këto kimikate me emra të pakuptueshëm që shkaktojnë kruarje, njolla, tharje të lëkurës dhe problem me sinozitin. Këto kimikate përthithen lehtësisht nga lëkura nëpërmjet çarçafëve dhe rrobave. Për më tepër, të gjithë këto detergjentë që ne përdorim përmbajnë aroma që në vetvete nuk janë asgjë tjetër veçse një kokteil parfumi i mijëra kimikateve të rrezikshme.

Image result for clothes detergent

Produktet toksike të pastrimit dhe freskuesit e ajrit

Ekspertët thonë se disa prej përbërësve më të zakontë që gjenden në produktet e pastrimit të shtëpisë përfshijnë shumë kimikate siç janë: 2-BE (që shkakton probleme me fertilitetin) amoniak (që shkakton dëme tek veshkat dhe mëlçia) bojra qymyri (që shkaktojnë kancer dhe dëmtojnë sistemin nervor) dhe të famshmen aromë të “mirë”.

Aromatikët e ajrit përmbajnë aromë me bazë kimikatesh dhe ju mund ta zëvëndësoni me ujë dhe vajra esencialë natyralë. Pesticidet Pesticidet mund të gjenden kudo tashmë: në shtëpi, në ambientin që na rrethon, në ushqim dhe në pije.

Mënyra më e mirë për të shmangur pesticidet është që blini gjithçka me bazë organike, duke nisur nga ushqimi, veshjet tuaja dhe të fëmijëve, ose të përdorni uthull apo sodë për të pastruar frutat dhe perimet.

Image result for air freshener

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë shumë acid fosforik që shkakton probleme tek fëmijët. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, konsumi i këtyre pijeve mund të shkaktojë tumore, obezitet, diabet, por edhe mund të shkaktojë edhe pjekuri seksuale më të hershme tek vajzat.

Pijet e gazuara përmbajnë një sërë ëmbëlsuesish artificialë, sheqerna, aspartam dhe përbërës të tjerë të dëmshëm. Ёmbëlsuesit artificialë Ёmbëlsuesit artificialë mund të gjenden tek disa ushqime dhe shkaktojnë sëmundjet e zemrës, diabet, tension të lartë të gjakut dhe goditje në tru.

Embëlsuesit artificialë stimulojnë oreksin, rrisin dëshirën për karbohidrate dhe shkaktojnë çrregullime të metabolizmit. Studiuesit në Universitetin e Yale zbuluan një lidhje të fortë mes obezitetit tek fëmijët dhe konsumit të ëmbëlsuesve artificialë.

Image result for Soda and children

Shishet dhe enët plastike të ushqimit

Një studim Gjerman nxorri në pah se disa kimikate që gjenden në shishet plastike të ujit të 18 markave të ndryshme Evropiane ndërhynin në sistemin e hormoneve dhe shkaktonin difekte në lindje, çrregullime kardiovaskulare, çrregullime me metabolizmin dhe probleme të tjera me zhvillimin. Përbërës të tjerë të enëve plastike të ushqimit dhe shisheve plastike janë : bisphenol-A (BPA) dhe bisphenol-S (BPS), të cilat pengojnë zhvillimin e trurit. Ju duhet të përdorni gjithnjë enë qelqi për ushqimet tuaja.

Related image

Vitaminat e shpejta

Vitaminat e shpejta që përtypen lehtë nga fëmijët, blihen nga prindërit si një mënyrë më e mirë për t’u dhënë fëmijëve vitaminat për të cilat kanë nevojë. Por në këto vitamina gjenden shpesh shumë elementë të rrezikshëm që përbëjnë një kërcënim për fëmijët. Lodrat Lodrat e fëmijëve përmbajnë shumë elementë të rrezikshëm. Disa prej kompanive më në zë të prodhimit të lodrave në botë përdorin material toksike siç është formaldehyde. Klikoni këtu për më tepër informacion mbi lodrat e rrezikshme në Shqipëri Kujdes Edhe nëse nuk jeni prindër, kjo listë me ushqime dhe produkte toksike ka ndikim edhe në jetën tuaj. Toka dhe trupat tanë janë shtëpia jonë, ndaj duhet të kujdesemi shumë për ta dhe të shmangni përdorimin e kimikateve dhe toksinave. Duke shmangur toksinat dhe kimikatet, mund të bëni një ndryshim pozitiv për të gjithë planetin.

Image result for artificial vitamins/AgroWeb.org/