​Këto preparate natyrale reduktojnë djersitjen

Në temperatura të larta është ideale të pini sa më shumë ujë, por edhe lëngje që ndihmojnë organizmin.

Mund të konsumojmë më shumë perime të caktuara, të gjalla ose në sallatë.

Përveç kësaj, ka disa përbërës që mund të përdoren si preparat natyral.

Lëng domate

Falë vetive natyrale diuretike, lëngu i domates ndihmon në detoksifikimin e trupit, domethënë stimulon nxjerrjen e kripës së tepërt dhe toksinës, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e djersitjes.

Domatet përmbajnë disa përbërës, si fitonutrientë, të cilët ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit dhe reduktimin e djersitjes. Kaliumi i pranishëm në domate ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të elektroliteve dhe parandalon djersitjen e tepërt.

Lëng limoni

Limoni njihet edhe si një antidjersë natyral që ndihmon në parandalimin e djersitjes.

Bëni lëngun e një limoni dhe derdhni në një gotë me ujë. Lagni një peshqir në këtë përzierje dhe mbuloni trupin tuaj, veçanërisht pjesët ku djersitni më shumë. Pas 20 minutash, bëni dush me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë procedurë një herë në ditë, por shmangni daljen në diell menjëherë pas trajtimit.

Çaj i zi

Zieni dy qeska çaji të zi në katër gota ujë të valuar dhe lëreni për 10 minuta. Kur çaji të jetë ftohur, lagni një leckë ose peshqir dhe fshini me të qafën, sqetullat, shpinën, fytyrën, këmbët dhe pëllëmbët.

Duke e përsëritur rregullisht këtë trajtim një herë në ditë, efekti do të jetë i dukshëm pas disa javësh. Përbërësit e çajit të zi reduktojnë djersitjen dhe shkatërrojnë bakteret që shkaktojnë erën e trupit.