Këto janë vitet kur Liverpool do të shpallej kampion me 91 pikë – Standarde joreale nga Man City

Gara për titullin e kampionit në Premierligë këtë edicion ka qenë një nga më të zjarrtat në vitet e fundit, ndoshta edhe në të gjitha ligat evropiane.

Deri në këtë pikë sezoni, skuadra e Liverpool ka grumbulluar 91 pikë, me një ndeshje më pak se Man City, të cilët kanë mundësinë të numërojnë 93 me fitore eventuale nesër ndaj Burnley.

Me tri ndeshje të mbetura për ‘Citizens’ (përfshirë Burnley), në rast se ata do të marrin tri fitore, do të linin Liverpool pa titull të Premierligës edhe pas 30 viteve.

Gjithsesi, nuk duhet hedhur poshtë sezonin e ‘The Reds’ edhe në atë version, pasi ajo që kanë arritur këtë sezon ka qenë historike për ta (91 pikë).

Një statistikë interesante tregon se në cilat vite Liverpool do të shpallej kampion nëse do të grumbullonte 91 pikë, duke treguar edhe standardet e jashtëzakonshme që ka vendosur Guardiola në Premierligë.

1993, 1995, 1996, 1997, 1998, 1999, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 ( pra plot 20 herë) Liverpool do të gëzonte trofeun me këto pikë, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Jurgen Klopp akoma do të shpresojë në ndonjë gabim eventual të Man City, që vështirë se do të ndodh.